U lind në Lazarart në vitin 1900. Gjatë viteve të luftës, u aktivizua herë pas here me çetën e fshatit. Pas luftës, u aktivizua në Këshillin Popullor të fshatit e deri në anëtar i Këshillit të Lokalitetit në Gjirokastër dhe anëtar i Gjykatës së Rrethit. Në vitet 1948-'50, ai konsiderohej i besueshëm për pushtetin e kohës duke qenë dhe kushëri i Sadik Bocit, ish-partizan dhe i vetmi kuadër i lartë lazaratas në pushtetin e kohës. Me ardhjen e dy bashkëfshatarëve, Haki Gabës dhe Bardho Gërveshit, me mision për të aktivizuar një lëvizje antikomuniste nga brenda, ai bashkëpunoi me ta. Sigurimi i shtetit që kishte informacion e ndoqi dhe e arrestoi në dhjetor 1950 dhe e dënoi me vdekje bashkë me Velikon e Omarin. Jonuzi la mbrapa zonjën e tij, Bejeko Lutfi Ruci nga Voshtina, sot Pogonjani, Janinë, Greqi, si dhe pesë vajzat e tij të mitura. Eshtrat e tij u gjeten pas vitit 1990 dhe u rivarrosën në varrezat e fshatit. Në 23 qershor 2017, Presidenti i Republikës e dekoroi pas vdekjes me medaljen Martir i Demokracisë për kontributin e tij në luftën kundër diktaturës komuniste.

Burimi: Nga familja
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.