| Jelena Ndoja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jelena Ndoja |
| Vendlindja: | Senicë |
| Datëlindja: | 1931 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisje jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 30 |
| Data e Vendimit: | 21/9/1956 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1931, në Senicë. U ndalua më 21 shtator 1956, dhe me vendim nr. 30, datë 14 dhjetor 1956, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtore për "tentativë arratisje jashtë shtetit", dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 4 maj 1958, dhe me vendim nr. 71, datë 23 korrik 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtore për "tradhëti ndaj atdheut", dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 32
