U lind më 19.3.1938 në Hllomo të Gjirokastrës.

Më 7.5.1959 arratiset në Greqi dhe më 18.3.1960 kaloi për në Bullgari, prej së cilës, në bazë të amnistisë, më 9.5.1960, riatdhesohet në Shqipëri.

U arrestua më 30.7.1960. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 80/1 të Kodit Penal, duke nisur kohë më parë se qysh kur kishte kryer kursin e llogaritarëve në Shkodër në vitin 1957, kishte dëgjuar radiot amerikane, jugosllave e greke. Janit i visheshin akuza të rënda agjenturore sikur ky të kishte pasur detyra të larta shtetërore dhe të posedonte informacione të rëndësishme. Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e drejtuar nga major Sami Abazi, me pjesëmarrjen e zëvendësprokurorit major Ziver Çamit, me vendimin nr.25, datë 10.4.1961 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, me konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.39, datë 5.6.1961, të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Por me dekretin nr.3292, datë 20.6.1961 Presidiumi i Kuvendit Popullor, i fali jetën dhe ia kthen dënimin me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 21.1.1980 nga Reparti nr.309 Ballsh.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.