| Jani Njaro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jani Njaro |
| Vendlindja: | Dhivër, Sarandë |
| Datëlindja: | 1909 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1967 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 32 |
| Data e Vendimit: | 17/11/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
Lindi më 1909, në Dhivër të Sarandës. Më 11 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «është vënë në shërbim të zbulimit grek dha ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtës politike baraz me kohën e ndëshkimit. Më 7 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake ia modifikoi vendimin nga burgim i përjetshëm në 20 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 1967, u arrestua sërish. Me vendim nr. 32, datë 17 nëntor 1967, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 143.
