Jakup Kupi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Jakup Kupi |
Atësia: | Ibrahim |
Datë Vdekja: | 19/3/1946 |
Ekzekutimi | |
Akuza: | "Për motive politike" |
Data Ekzekutimit: | 19/3/1946 |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Divizioni Mbrojtjes Popullit |
Lindi në Krujë. Pas vendosjes së regjimit komunist, doli në mal së bashku me të atin, Ibrahim Kupin [shih], dhe shumë antikomunistë të tjerë. Më 1946, ata u rrethuan në shtëpinë e Bajram Kaut, në qytetin e Krujës, së bashku me Hysen Tagën etj. Pas një lufte të ashpër gjashtë orë rresht, u vranë babë e bir. Më 26 gusht 1993, me vendim nr. 668, Gjykata Krujë vendosi njohjen e faktit të vrasjen pa gjyq nga forcat e diktaturës, për motive politike, më 19 mars 1946. U vra nga Divizioni Mbrojtjes Popullit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 385