| Jak Kola | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jak Kola |
| Atësia: | Gurash |
| Vendlindja: | Velipojë, Shkodër |
| Datëlindja: | 1909 |
| Datë Vdekja: | 20/2/1981 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Zhdukja | |
| Data e Arrestimit: | 15/2/1963 |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë, armëmbajtje pa leje |
| Prokurori: | Jorgo Piro |
| Vendimi: | nr.40 |
| Gjykatësi: | Vangjel Mano |
Lindi më 1909, në Velipojë, Shkodër.
Më 22 tetor 1963, me vendim nr. 40, Gjykata Shkodër e deklaroi fajtor "për krimin e arratisjes jashtë shtetit" dhe e dënoi me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.11, datë 22.11.1963 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dënimi do ishte me 25 vjet, por iu ul 1/6 e tij në bazë të dekretit nr.3603, datë 23.11.1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Së fundmi Jaku vuante dënimin në Repartin nr.309 Ballsh, kur u sëmur rëndë. Vdiq më 20.2.1981, ora 5.30, në pavijonin nr.7 të spitalit nr.2 Tiranë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 270
