| Jahja Koleci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jahja Koleci |
| Atësia: | Zihni |
| Vendlindja: | Starje, Ersekë |
| Datëlindja: | 1919 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/12/1944 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 19/09/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Kolonjë |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 27/10/1948 |
| Prokurori: | Faik Minarolli |
| Vendimi: | nr.16 |
| Data e Vendimit: | 4/3/1949 |
| Gjykatësi: | Loni Dimoshi |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Korçë |
| Data e Lirimit: | 20/01/1963 |
Jahja (Jaçe) Koleci lindi më 1919, në Starje, Ersekë. Arrestuar më 26 dhjetor 1944. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake Kolonjë e dënoi "për krime kundër shtetit në bashkëpunim me okupatorin", me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.
U arratis nga burgu i Korçës në vitin 1948 bashkë me Rakip Kosovën dhe dy policë, por u kapën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.
Liruar më 20 janar 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 290
