Isuf Hysenbegasi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Isuf Hysenbegasi |
Atësia: | Jashar |
Vendlindja: | Starovë, Pogradec |
Datëlindja: | 1913 |
Profesioni: | mjek |
Datë Vdekja: | 04/10/1988 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 12/1946 |
I Torturuar: | Po |
Dënimi: | 9 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 3/1/1948 |
Isuf Hysenbegasi lindi në vitin 1913 në Starovë të Pogradecit. Ishte biri i Jasharit, një luftëtar i vendosur. Ati i tij i shkolloi të dy djemtë. Isufin e dërgoi në Romë, në Universitetin Shtetëror, që më vonë do të merrte emrin “La Sapienza”, në fakultetin e mjekësisë në vitin 1932, ku u laureua për doktor në mjekësi dhe kirurgji me rezultate të larta. Nga 100 pikë të mundshme, mori 97. Dr.Hysenbegasi mori specialitetin e otorinolaringologut.
7 prilli i vitit 1939 e gjen në Tiranë. Është njëri nga tetë anëtarët e komisionit të të rinjve që shkuan për të kërkuar armë në pallatin mbretëror, por mbreti tashmë kishte ikur.
Në vitin 1941 shkon për specializim në Itali. Dikush i propozon që të vishej mjek ushtarak në frontin italo-grek, kundrejt një page të konsiderueshme. Doktori përsëri refuzoi. Rezultati ishin tetë muaj internim në ishullin Capraia ne Firence.
Viti 1945 e gjen në klinikën e tij në Tirane ku, në fund të dhjetorit 1946, arrestohet. Pas dy vjet torturash të tmerrshme në hetuesi, përballë të cilave qëndroi i paepur, dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake me pushkatim. Pak më parë kishte vdekur nga torturat në hetuesi i vëllai Feriti. Kjo bëri që me vendim të Kuvendit Popullor, vendimi t’i kthehej në burgim të përjetshëm. Lirohet pas nëntë vjet burg.
U lirua në fund të vitit 1955 dhe u emërua të punonte në qytetin e Vlorës. Vlonjatët nuk do ta harrojnë kurrë figurën e ndritur të tij dhe në mënyrë të veçantë ish-të burgosurit politikë të cilëve ai u qëndroi gjithmonë në krah.
I mbylli sytë më 4 tetor 1988 në Vlorë.