| Ismail Baruti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ismail Baruti |
| Atësia: | Ali |
| Datëlindja: | 1/10/1930 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
I biri i kolonel Ali Riza Kosovës, anëtar i organizatës studentore antikomuniste «Përpjekja Shqiptare», që u krijua në Gjimnazin e Shkodrës në tetor të vitit 1947. Lindi më 1 tetor të vitit 1930, në Stamboll. U arrestua së bashku me të motrën, Olimbinë, në tetor të vitit 1949, tek po përpiqeshin të kalonin kufirin. U dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Përfundimisht vuajti tetëmbëdhjetë vjet burg.
Burimi: Ahmet Bushati, Në gjurmët e nji ditari: Shkodra në vitet e para nën komunizëm, Shkodër, 2007, III, f. 421-426.
