Lindi më 19 nëntor 1921. Ka qenë përkthyes në kuesturë. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660 datë 14 janar 1993, si dhe Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 maj 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për «motive politike», 10 maj 1942.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 116
Burimi: Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist IX
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.