Lindi më 10 prill të vitit 1944, në fshatin Brest të Peshkopisë. U arrestua më 10 nëntor 1962. Më 18 prill 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtore se «ka tentuar të arratiset jashtë shtetit», dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale. Por, meqenëse në bazë të dekretit nr. 3603, datë 23 nëntor 1962, iu falej dënimi të gjithë atyre që qenë dënuar me 5 vjet burg e poshtë, u lirua në sallë të gjyqit.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 418.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.