Lindi më 1936, në Fshatin Lloshkobare - Ferizaj, Kosovë. Më 7 prill 1957, ka kaluar kufirin për në Shqipëri. Ishte me dy shokë të tij që studionin në universitet në Shkup. Burgun e ka kryer në Llakatund të Vlorës e më pas është internuar në Sektor- Seman, Fier. Në vitin 1965, ka kryer kohën e internimit në Seman. Iljazi dhe shumë emigrantë të tjerë janë vendosur në Fermën Çlirimi, Fier. Me pas ka vazhduar jetën në qytetin e Fierit.

Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit në Seman Fier, prej 28 janarit 1960 deri më 10 shtator 1965, "për motive politike".

Burimi: F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 155-156
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.