Idriz Halluni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Idriz Halluni |
Atësia: | Vesel |
Vendlindja: | Çamëri |
Vendbanimi: | Durrës |
Datëlindja: | 1916 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 21/3/1953 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | nr.117 |
Data e Vendimit: | 17/7/1953 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 14/5/1961 |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | nr.119 |
Data e Vendimit: | 22/8/1961 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë me veprim në Durrës |
Lindi më 1916, në Çamëri. Idriz Halluni vuajti tre dënime, duke bërë mbi 31 vjet heqje lirie në vitet 1953-1959 dhe 1961-1986. Është çami që ka vuajtur më shumë dënim në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Hyri në burg në moshën 37 vjeçare dhe doli prej andej 70 vjeç.
Më 17 korrik 1953, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut", me 10 vjet burg dhe për "agjitacion e propagandë", me 3 vjet burg, bashkë me humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Më 22 gusht 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e ridënoi për "tradhëti ndaj atdheut", me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 9 dhjetor 1975, Gjykata e Fierit e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg.