Ibrahim Tepelia | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ibrahim Tepelia |
Atësia: | Isa |
Vendbanimi: | Shkodër |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 3/5/1966 |
Vendimi: | nr.34 |
Data e Vendimit: | 10/9/1966 |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
Vendimi: | nr.34 |
Ibrahim ose Brahim Tepelia u arrestua më 3 maj 1966 dhe u gjykua me disa të tjerë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal. Procesi gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike, i hapur për publikun. Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër, e dënoi me vdekje (varje në litar), bashkë me Muhsin Mukën.
Vendimet nuk u ekzekutuan në litar, por me pushkatim.