Ibrahim Mustafa | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ibrahim Mustafa |
Datëlindja: | 5/4/1924 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Faje penale kundër popullit e shtetit" |
Vendimi: | Nr. 460 |
Data e Vendimit: | 6/12/1947 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në Melgushë të Shkodrës, më 5 prill 1924. U arrestua më 17 shtator 1946. Me vendim nr. 460, datë 6 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "faje penale kundër popullit e shtetit" dhe e dënoi me 5 vjet burgim me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 427