Lindi më 30 maj të vitit 1890, në fshatin Ballancë të Dibrës së Madhe. Arsimin fillor e kreu në shkollën e parë shqipe të Dibrës, të hapur më 1888. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të dënimit për motive politike prej datës 18 tetor 1951 deri më 23 prill 1952 dhe më 3 nëntor 1952 deri më 21 janar 1953. Vdiq në viti 1957.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 8
Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 793
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.