Ishte nga Katundi Bënjë e Këlcyrës. Kishte qenë disa vjet emigrant ekonomik në Francë, nga ku kishte sjellë elementë të kulturës së atij vendi. Atje kishte njohur emigrantët politikë, bashkëkrahinarët e tij, Ali Këlcyrën e Sejfulla Malëshovën. Atdhetar dhe me integritet moral, kishte fituar statusin e njeriut me influencë në krahinë. Gjatë luftës kishte marrë letër nga Mehmet Shehu për ta tërhequr në anën e tyre. Pas lufte, regjimi e shihte si pengesë për reformat e tij dhe filloi ta godiste për t’i ulur influencën.

Sigurimit iu deshën katër vjet përpunim agjenturor për ta arrestuar. Dosja e përgatitur nga të dhënat e agjenturës, u “vërtetua” në gjykatë nga shtatë dëshmitarë të rremë. Në të vërtetë, Hysen Sakollari i mohoi në gjykatë akuzat.

E dënuan 10 vjet burg.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.