Nga një familje kolonjare e angazhuar me Ballin Kombëtar. Në vitin 1946, u ekzekutua djali i xhaxhait të tij. Në vitin 1951, u ekzekutua xhaxhai. Në vitin 1976, pasi i kishin arrestuar një djalë tjetër xhaxhai, e arrestojnë për herë të dytë edhe Hysenin, gjithmonë me akuzat se kishin strehuar diversantë, se kishin qenë me Ballin, se kishin dashur të përmbysnin regjimin. Kreu 20 vite burg.