Tregtar. U lind në vitin 1909, në Peqin. Pasi mbaroi studimet në shkollën unike të qytetit të lindjes, në moshë fare të re iu fut rrugës së tregtisë. Fillimisht u lidh me firmën «Vëllezërit Shijaku», dhe më vonë ndërtoi fabrikën «Shkumbini» me teknologjinë më të përparuar të kohës, si dhe një central elektrik në lagjen Xhami në Peqin, një mulli vaji në lagjen Çesme, po në Peqin, si dhe një mulli vaji e mielli në fshatin Bishqem të Peqinit. Në shkurt të vitit 1928 hapi liçencën tregtare për mallrat ushqimore e industriale në Peqin. U arrestua më 10 nëntor 1945, dhe më 18 mars 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi «me burgim të përjetshëm, me punë të rëndë e të detyrueshme, humbjen e të drejtave qytetare e politike të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së tundëshme e të pa tundëshme». Është gjobitur gjithashtu për «mos denoncim të një sasie voji», me 100 000 franga shqiptare. Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit. Pas lirimit iu mohua sërish e drejta votës, largimi nga qyteti pa leje të organeve policore, triska e frontit etj. Vdiq në vitin 2000.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 350
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.