Lindi më 1878 në Tiranë. Teolog dhe shkrimtar i njohur. U diplomua në degën teologji në Stamboll. Atje mori pjesë në lëvizje për çështje kombëtare. Në vitin 1901 emërohet Imam i qytetit dhe mësues në shkollën fillore të Tiranës. Më 1908 hapi shkollën për mësues të vajzave, anëtar i Partisë Bashkimi, që aspironte për mëvetësi kombëtare në kuhën e shpalljes së Kushtetutës (Hyriet). Haviz Dalliu zgjidhet delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit, ku u mor vendimi për hapjen e Shkollës Normale dhe emërimin e tij si mësues, 1909-1911. Arrestohet disa herë nga regjimi osman. E burgosin dhe e lidhin me zinxhir të akuzuar si “hoxha kaur”, për arsyen e përhapjes së shkrimit shqip, (me shkronja latine) te nxënësit e Tiranës. Lirohet nga burgu me ndërhyrjen e patriotëve Hasan Prishtina dhe Mihal Grameno. Haviz Ibrahim Dalliu kundërshtoi lëvizjen e Haxhi Qamilit, ndërkohë u bë përkrahës i politikës së Nolit. Në vitin 1945, emërohet mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës. Më 24 shkurt 1948, me vendim nr 67, Gjykata e Tiranës e dënoi për “faje penale kundër popullit dhe shtetit dhe agjitacion dhe propagandë”, me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet. Më 25 shtator 1948, Plenumi i Gjykatës së Lartë e prishi vendimin nr. 67, sepse çështja ishte pushuar, nga Gjykata e Lartë, më 31 maj 1948, me vendim nr. 237. Torturohet për tre muaj pa marrë parasyh moshën dhe e nxjerrin të gjymtuar nga burgu. Ndërron jetë në shkurt në vitin 1952.

 

 

Burimi: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, red, Genti Kruja, Tiranë 2012, Faqe 80-83.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.