Lindi më 27 dhjetor 1919, në Berat. Me vendim nr. 90, 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, ka kryer veprime sabotazhi kundër pushtetit popullor, ka bërë propagandë kundër integritetit taksor të vendit, ka zhvilluar propagandë përçarëse në repartin e tij dhe ka organizuar grupe në ushtri për dezertim», ndaj dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. Më 1948, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. U arrestua sërish më 1986 dhe, me vendim nr. 10, datë 30 janar 1986, Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për «përkrahje pas kryerjes së krimit, agjitacion e popagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 16 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 334
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.