| Hamdi Falloni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamdi Falloni |
| Atësia: | Mehmet |
| Vendlindja: | Drashovicë, Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1905 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 17/8/1958 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Data e Lirimit: | 1972 |
Lindi në vitin 1905, në fshatin Drashovicë të Vlorës. Më 17 gusht 1958, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. E vuajti një pjesë të dënimit në kampin e kripores së Vlorës, ku përshkruhet si njeri me karakter të papërkulur nga provokimet e njerëzve të Sigurimit dhe që kishte humbur një sy. Ёshtë liruar më 1972.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 9, Fl. 342-343
