Lindi në Tiranë, në vitin 1926. Me vendim nr. 315, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si "bashkëpunëtor i aparatit terroristSS Gjerman në Jugosllavi" dhe e dënoi me  10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua sërish më 5 gusht 1957, dhe me vendim nr. 141, datë 22 tetor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu falet ¼ e dënimit. U lirua më 26 maj të vitit 1972.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 315
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.