Haki Xhelo | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Haki Xhelo |
Atësia: | Hazbi |
Vendlindja: | Vlorë |
Vendbanimi: | Vlorë |
I ri antifashist. Studioi në Shkollën Tregtare të Vlorës, nga, sipas të nipit, shkrimtarit Pajtim Xhelo, u përjashtua për shkak të bindjeve antifashiste. Haki Xhelo, sipas Pajtim Xhelos, kishte qenë sekretar i Rinisë Antifashiste për qarkun e Vlorës. Iu bashkua forcave partizane, por u vra, pa gjyq, gjatë viteve të luftës si fraksionist. Sipas të nipit, Haki Xhelon e vrau Mehmet Shehu. Megjithatë Haki Xhelo figuronte mes dëshmorëve të luftës, bashkë me një vëlla, Mahmut Xhelon që humbi jetën në kampin nazist të Mathauzenit.
Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX, duke cituar Aranit Hoxhën, Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës (Vlorë: Triptik, 2013), 32, 65, 221; Fahri Shaskën, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 32; Bedri Blloshmin, Revolta e Qafë Barit dhe terrorikomunist 1943-1990 (Tiranë: Geer, 2012), 346, shkruan se Haki Xhelo u lind në vitin 1922 dhe pasi ishte arrestuar në Kaninë, u ekzekutua në 1 tetor 1943.
Sipas Pajtim Xhelos, Haki Xhelo u vra natën pasi mbushi 20 vjeç.