| Haki Rakipaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haki Rakipaj |
| Atësia: | Xhafer |
| Vendlindja: | Bejar Mallakastër |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 4/7/1914 |
Haki Xhafer Rakipaj, lindur më 4 korrik 1914 në Bejar të Mallakastrës, ka jetuar në Fier që nga 1945 deri në 1954 kur është arrestuar me akuza false. Në Fier ka punuar si nënpunes dhe nën-drejtor grumbullimi deri në 21 maj 1954. Është akuzuar pa prova dhe arrestuar më 21 maj 1954, është dërguar në burgun e Vlorës ku është marrë në pyetje nga hetues në Vlorë dhe është torturuar deri në prill të 1955-ës në Vlorë ku i është bërë gjyqi. Mbas gjyqit është dënuar me vdekje dhe ekzekutuar. Trupi dhe vendi i vrasjes nuk është zbuluar kurrë.
