| Hajredin Meqemeja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajredin Meqemeja |
| Vendlindja: | Luar, Mallakastër |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Datëlindja: | 25/10/1910 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 2/4/1945 |
| Fundi i Internimit: | 30/5/1946 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 25 tetor 1910, në Luar të Mallakastrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Fier në rrethin Krujë, prej 2 prill të vitit 1945, deri më 30 maj 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 287
