Lindi më 1928 në Nivicë, Tepelenë. Më 8 gusht 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për “sabotator i pushtetit” dhe “armik i popullit” me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. Më 19 shtator 1957, Gjykata Gjirokastër e dënoi për “agjitacion e propagandë”me 12 vjet burg. Liruar më 23 mars 1966. Më 15 mars 1947, me vendim nr. 48, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kurveleshit vendosi «konfiskimin e pasunis së palujtëshme D. H. Dalanit: 1 shtëpi në katundin Nivicë prej 2 katesh, 2 dynym bahçe, 1 shtëpi 1 katëshe me 1 oborr 2 ahure në Nivicë, në vendin Stok, 1 arë në Nivicë 14 dynymë, 1 arë në Nivicë në vendin Reze 9 dynym, 1 arë në Portishtë 4 dynym, 1 arë në vendin Muzgë 3 dynym, 1 arë në vendin Plode, 1 dynym».

Burimi: AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 951. Gazeta Zyrtare, 5 maj 1947, f. 7-8.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.