| Gramoz Mazelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gramoz Mazelli |
| Atësia: | Saip |
| Vendlindja: | Pogradec |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Datëlindja: | 22/11/1943 |
| Datë Vdekja: | 2/11/2023 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1967 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Lindi më 22 nëntor të vitit 1943 në Pogradec. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrative, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Pogradecit në rrethin e Krujës, prej vitit 1967 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Sipas familjes, arsyeja e përndjekjes lidhej me faktin se babai i tij, Saipi ishte pushkatuar nga regjimi kur Gramozi ishte vetëm 2 vjeç. Saip Mazelli u vra gjatë luftës së bashku me të vëllanë, Dule Alarupin, i cili mori si mbiemër emrin e fshatit.
Gjatë viteve të internimit, Gramozi dhe familja e tij jetuan në kushte të vështira, si shumë familje të tjera të shpallura armiqësore nga shteti. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, ai u përpoq të rindërtonte jetën, por u përball me vështirësi ekonomike dhe sociale. Ai ishte baba i pesë fëmijëve.
