Akuzat ndaj Gjok Pajës

Gjok Pajën e akuzon prokuroria ushtarake se kishte bërë demonstratë për lirimin e shokëve të tij që u arrestuan, se nuk kishte shkuar në repart por te shokët e arrestuar dhe se kishte thyer urdhrin e ushtrisë e rregulloren e ushtrisë në këtë rast. Ishte një kohë aq e tmerrshme sa edhe një kërkesë e drejtë të merrej si shkelje. Gjokë Paja u arrestua më 7 nëntor 1949. Si fillim u dënua me 20 vjet heqje lirie. Ushtarë të tjerë në repartin e Gjokës u dënuan me vdekje pushkatim, 25 vjet burg, 20 vjet, 15 vite e deri ne 10 vjet burg. Gjoka së bashku me ushtarët e tjerë sipas akt-akuzës së Prokurorise Ushtarake ku në bazë të nenit 17 të Ligjit Nr. 41, ata kishin kryer krimin të cilin prokurori ushtarak e paraqet si më poshtë: “Me datën 7 nëntor të vitit në vazhdim, kolektivisht në mënyrë demonstrative kanë kërkuar çmobilizimin e tyre nga Komanda e Brigatës në kundërshtim me rregulloren e ushtrisë tonë duke shkelur kështu urdhërat e Komandës superiore. Kanë refuzuar të shkojnë në shërbim. Ushtari Gjok Paja pranon fajin, nuk ka asgjë për të thënë. Sipas akuzës së prokurorisë ushtarake: “Të pandehurit kishin marrë rrugën për në Komandën e Brigatës, në mënyrë demostrative janë urdhëruar prej Komisarit të Batalionit që të ktheheshin në repartet e tyre, por nuk e kanë zbatuar dhe e kanë kundërshtuar këtë urdhër duke pranuar që më mirë të arrestoheshin. Prokuroria ushtarake rendiste se fajet e të pandehurve si më sipër provohen me deponimet e tyre që kanë bërë në hetuesi dhe para gjyqit.

Dënimi nga gjykata ushtarake

Trupi Gjykues bashkërisht dhe në bazë të neneve 17- të ligjit mbi funksionin e Gjykatave Ushtarake dhe 57-të Kodit Penal: fillimisht i deklaron fajtor të gjithë të pandehurit dhe dënimin e tyre si vijon: Reshter Abdulla Nelen me vdekje me Pushkatim, humbjen e të drejtave civile pergjithmonë. Dënimin me nga 20 (njëzet) vjet privim lirie pune të detyruar të Gjok Pajës, Pjeter Cukut , Myrteza Backës e Selami Jaçajt. Dënimin me 15 (pesëmbedhjetë ) vjet privim lirie pune e detyruar të Bajram Agollit, Pjeter Tushës e Gjok Lazrit. Dënimin me nga 10 (dhjetë) vjet privim lirie, punë e detyruar të Skender Tabakut. Dënimin me nga 3 (tre ) vjet privim lirie, punë e detyruar të Selim Selmaj, Tom Ketit e Nikoll Markut. Humbjen e të drejtave elektorale për të gjithë me 2 vjet. Sistemi komunist sapo kishte filluar luftën e brendshme në Komitet Qendror se sa herë që kishte trazime politike në zemër të pushtetit monist, apo ndryshim kursi politik, me qëllim që të shmangeshin vëmendjet e kohës, pushteti prodhonte ngjarje të tilla të cilat më pas paraqiteshin në publik si suksese të shtetit, ushtrisë, sigurimit apo koperativave në luftën ndaj armiqve e tradhtarëve që prodhonte propaganda e sistemit diktatorial komunist. Pas apelimit të vendimit të parë ku dënohet me 20 vjet, Gjok Paja dënohet nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 31 dhjetor 1949 me 10 vjet burg dhe punë të detyruar. Do të duhej ndërhyrja e deputetit të Malësisë së mbishkodrës kolonel Haxhi Hajdar Mani që Gjoka të lirohej pas disa viteve burgim në një gjendje të rënduar fizike si pasojë e dhunës e persekucionit në hetuesi.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.