| Gjetë Kadeli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjetë Kadeli |
| Vendlindja: | Mirditë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Sabotim, agjitacion e propagandë” |
| Dënimi: | 15 vjet burg Burg |
| Vendimi: | Më 25 korrik 1973, me vendimin nr. 39, Gjykata e Mirditës |
Lindi më 1942, në Mirditë. Më 25 korrik 1973, me vendimin nr. 39, Gjykata e Mirditës e dënoi për “sabotim, agjitacion e propagandë” me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.
Kur ishte fëmijë ishte internuar për pak në kampin e Tepelenës pasi i ati u arrestua dhe më pas u arratis nga burgu.
Ka marrë pjesë në revoltën e Spaçit në maj të vitit 1973. Nacionalist.
