Jorgjie Bulgareci lindi më 22 prill të vitit 1928, në një familje ortodokse nga Korça. Që e vogël mbeti jetime, ndaj motra e madhe e dërgoi në Shkollën e Stigmatine-ve në Shkodër. Aty, e frymëzuar nga she-mbulli i Motrës Muzhani, u regjistrua në Urdhërin Rregulltar të Motrave Stigmatine. Kur u mbyll shkolla dhe u shpërnda kuvendi i murgeshave, në mars 1946, ajo u kthye në Korçë, po pa kaluar shumë kohë u arrestua dhe u dënua me pesë vjet heqje lirie «për agjitacion e propagandë». Pas lirimit, u strehua në Kishën Françeskane të Tiranës, ku u shërbeu deri në vdekje shumë fretërve pleq edhe pas mbylljes së kishave më 1967.

 

Burimi: At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue: Robnia e gjatë, Pjesa e tretë: 1967-1989, Tiranë, 2000, f. 354-355; .
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.