Gjergj Suli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjergj Suli |
Atësia: | Jakov |
Vendlindja: | Lekël, Tepelenë |
Vendbanimi: | Tepelenë |
Datëlindja: | 12/3/1893 |
Profesioni: | Klerik ortodoks |
Datë Vdekja: | 14/1/1948 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 12/1946 |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
Vendimi: | nr.445 |
Data Ekzekutimit: | 14/1/1948 |
Gjergj Suli u lind në fshatin Lekël të Tepelenës më 12 mars 1893, në një familje me bindje të thella të besimit ortodoks. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmin në gjimnazin “Zosimea“ të Janinës. Në vitin 1922 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendoset në Boston dhe Filadelfia. Bie në kontakt me shqiptarë të tjerë dhe bëhet anëtar i shoqërisë “Vatra“. Ishte nën ndikimin fetar të Fan Nolit. Kreu një shkollë fetare dhe pas saj shugurohet prift. Zotëronte gjuhët angleze, frënge, greke dhe italiane. Në vitin 1934 kthehet në Shqipëri. Vendoset në fshatin e tij ku, nëpërmjet shërbesave fetare, u mësonte njerëzve rrugën e drejtë që duhet të ndjekin. Ishte njeri i respektuar.
Pushtimi fashist e gjeti në fshatin e lindjes. Besnik i parimeve të tij, bekonte të gjitha forcat, si ato partizane ashtu edhe ato nacionaliste, për fitoren mbi fashizmin. I qëndronte besnik parimeve të demokracisë amerikane.
Në dhjetorin e vitit 1946 arrestohet dhe dënohet me vdekje me pushkatim më 17.11.1947. Vendimi ekzekutohet më 14 janar 1948.
Ishin gjithsej 22 të pandehur të cilësuar “armiq të popullit”, ata që u bënë pjesë e këtij procesi. U cilësuan “një grup reaksionar i organizuar në organizatë kriminale sabotatore”.