| Gjergj Filipi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjergj Filipi |
| Atësia: | Koleci |
| Vendlindja: | Gjadër , Lezhë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krim e furnizim me ushqime të të arratisurve" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 24/4/1949 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 5/5/1954 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë, moskallëzim krimi" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 24/7/1954 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Lezhës |
Lindi në fshatin Gjadër të Lezhës, në vitin 1918. Më 24 prill 1949 u deklarua fajtor për "krimin e furnizimit me ushqime të të arratisurve", dhe u dënua me dy vjet privim lirie dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 5 maj 1954, dhe më 24 korrik të po atij viti, u deklarua fajtor për krimin e "agjitacionit e të propagandës" dhe për "moskallëzim të krimit të tradhëtisë", ndaj u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskimin e shtëpisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. U arrestua për të tretën herë më 28 shkurt 1974, dhe më 21 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për krimin e "agjitacionit e të propagandës", dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 253
