Gaqo Goreni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gaqo Goreni |
Atësia: | Tushi |
Vendbanimi: | Korçë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 22/8/1978 |
Vendimi: | Nr.11 |
Data e Vendimit: | 17/5/1979 |
Gjykata: | Gjykata e rrethit Korçë |
Data e Lirimit: | 16/10/1987 |
Mbahej në survejim si besimtar reaksionar ortodoks.
Procesi i tij referohej se kishte vërtetuar se “besimtarët reaksionarë kanë qenë dhe mbeten armiqtë më konsekuentë të partisë e të pushtetit popullor”. Për këtë citohej të kishte thënë: “Nuk kam qenë dakord me masën që mori për heqjen e gjithë institucioneve fetare. Kjo ma shtoi akoma më shumë urrejtjen që kisha për pushtetin popullor dhe kam pritur nga dita në ditë të ndryshohej ky sistem. Këtë gjë e kam pritur me padurim dhe pasi këtu të ndodhte kataklizmoja unë me materialet fetare që kisha fshehur në tavanin e shtëpisë (rrobat e priftit komplet, 112 ikona, 2 thasë me qirinj e temjan)”.
Për ta bërë sa më “armiqësor” këtë person, i kanë shtuar se ishte përgatitur për të hedhur në erë depon e armëve të fshatit për interes të ushtrisë greke.
I arrestuar më 22.8.1978. Gjykata e rrethit Korçë, me vendimin nr.11, datë 17.5.1979, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 17 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.44, datë 6.2.1979. U lirua më 16.10.1987.