Gani Kodra | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gani Kodra |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 1929 |
Gjyqi | |
Akuza: | “Tradhëti ndaj atdheut“, "pjesëmarrje në organizatë kundra revolucionare", "veprave terroriste në fazën e përgatitjes","sabotim", "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 8 |
Data e Vendimit: | 5/09/1983 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi në vitin 1929, në Tiranë. Më 5 shtator 1983, me vendim nr. 8, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për tradhëti ndaj atdheut", "pjesëmarrje në organizatë kundra revolucionare", "veprave terroriste në fazën e përgatitjes", "sabotim" dhe "agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Katër ditë më parë, më 1 shtator të po atij viti, po kjo gjykatë kish vendosur që Gani Kodra, së bashku me të pandehurit e tjerë, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Ali Çeno, Xhavit Ismail Aga etj., të dëmshpërblenin buxhetin e shtetit me shumën 1.219.764 lekë një milion e dyqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatë qind e gjashtëdhjetë e katër, dhe vërtetimin e sekuestros të vënë nga organi i hetimit mbi pasurinë vetjake të secilit.