| Gafur Jegeni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gafur Jegeni |
| Atësia: | Tefik |
| Vendlindja: | Dibër e Madhe |
| Datëlindja: | 1907 |
| Profesioni: | Ushtarak |
| Datë Vdekja: | 26/2/1951 |
| Vënd Vdekja: | Mënik, Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ngjarja i përfshirë: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, “për hyrje në shërbim të spiunazheve” |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Vendi Ekzekutimit: | Mënik Tiranë |
Gafur Jegeni lindi më 1907, në Dibër të Madhe. Kreu shkollën ushtarake në Tiranë dhe vazhdoi studimet në Akademinë e Rojeve të Kufirit në Itali. Fillimisht shërbeu në kufirin bregdetar të Durrësit; 1935-1937, ishte komandant i kufirit Qafë-Thanë - Bilisht (Devoll). Më 1937, u emërua komandant i rojës së kufirit në Vlorë. Më 1939, organizoi rezistencën antifashiste në Vlorë. Italianët e arrestuan, gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, përfundoi i internuar në Itali deri më 1943. Pas luftës, nuk pranoi të shërbente në ushtri, u tërhoq në jetën private. U pushkatua më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, me rastin e incidentit të sajuar të bombës në ambasadën sovjetike. Më 27 shkurt 1951, një ditë pasi ishte ekzekutuar, Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr. 64, e deklaroi fajtor për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, “për hyrje në shërbim të spiunazheve”, “për propagandë kundër pushtetit” dhe “për nxitje lufte” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtave civile të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme.
