| Fuat Mati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fuat Mati |
| Vendlindja: | Borsh, Sarandë |
| Vendbanimi: | Sarandë |
| Datëlindja: | 1880 |
| Datë Vdekja: | 12/1/1944 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 12/1/1944 |
Lindi në Borsh të Sarandës, në vitin 1880. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2 datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 20 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 12 janar të vitit 1944.
Sipas familjarëve, u pushkatua në Borsh të vjetër duke u prerë në besë nga miku i familjes, Jaho Gjoliku. Katër muaj më pas, i pushkatuan dhe të birin 19 vjeç, Maze Mati.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 241
