| Frano Prendi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Frano Prendi |
| Vendlindja: | Shkodër, |
| Datëlindja: | 1938 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 9/8/1958 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 153 |
| Data e Vendimit: | 11/12/1958 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4070 |
| Data e Vendimit: | 15/11/1965 |
Lindi në Shkodër, në vitin 1938. Me vendim nr. 153, datë 11 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 4 vjet kohë. U arrestua më 9 gusht 1958. Me dekret nr. 4070, datë 15 nëntor 1965 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu falën 2 vjet nga dënimi.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 360
