| Fran Ndocaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fran Ndocaj |
| Atësia: | Ndue |
| Vendlindja: | Gurzë |
| Datëlindja: | 1943 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 11/9/1970 |
| I Torturuar: | Po |
| Lloji i Torturës: | lidhje me hekura, tërheqje nga flokët |
U lind në fshatin Gurzë, atë kohë në Koplik, në vitin 1943. Në vitin 1970, u mor nga puna dhe u arrestua pa e ditur përse. Hetuesinë e kreu për 11 muaj në Tiranë. Ndaj tij u kërkua të dëshmonte kundër Dom Shtjefën Kurtit. Frani nuk pranoi. U akuzua për sabotim në bujqësi. E dënuan me 14 vjet burg, nga të cilat kreu 12 e 7 muaj, për shkak të uljes së dënimit nga puna dhe një amnistie.
Burimi: Arkiva e familjes Doko, kujto.al
