Pasi mbaroi shkollën e mesme me rezultate të larta, i doli e drejta e studimit për në Moskë, ku u diplomua në Gazetari, njohu një vajzë, u martua dhe u bë baba. U kthye vetëm në Shqipëri. Bashkëshortja do të vinte pasi të mbaronte edhe ajo studimet, mirëpo shumë shpejt klima mes Shqipërisë dhe Rusisë u ftoh. Fotoja kundërshtoi hapur prishjen e marrëdhënieve me BRSS dhe për këtë aryse u pushua nga Radio Tirana, u përjashtua nga Partia dhe u dënua 5 vjet me internim. Pas rreth 3 vitesh në ishullin e Zvërnecit e dërguan në Memaliaj, ku e ridënuan edhe dy herë të tjera. Kur ishte në fund të 5-vjeçarit të tretë të internimit e arrestojnë dhe e dënojnë me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Për pak kohë përkthen nga rusishtja në burgun e Tiranës dhe më pas dërgohet në Ballsh.

E vuan dënimin në burgun e Ballshit, nga lirohet në vitin 1982.

Familjen ia kishin dëbuar nga Korça dhe nuk i lejonin ta takonin në burg. Një vëlla e kishin dënuar gjithashtu me burg.

Pasi u lirua, iu bashkua familjes si i dëbuar, në fshatin Lozhan, nga u largua vetëm pas ndryshimit të regjimeve në Shqipëri.

Në vitin 1991 shkon në Moskë të takojë për herë të parë gruan dhe vajzën pas më shumë se 32 vitesh. Prej kohësh ata nuk komunikonin më as me letra dhe gruas dhe vajzës iu ishte thënë nga Sigurimi shqiptar që Foto nuk jetonte më.

Jetoi në Korçë deri në fund të jetës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.