| Filipi Karajani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Filipi Karajani |
| Atësia: | Jorgji |
| Vendlindja: | Përmet |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 25/08/1969 |
| Dënimi: | 13 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 10 |
| Data e Vendimit: | 22/01/1970 |
| Gjykata: | Gjykata e Vlorës |
Lindi më 1926, në Përmet. U arrestua më 25 gusht 1969, dhe më 22 janar 1970 me vendim nr. 10, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhtisë ndaj atdheut" dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.
Sipas autorit Xhafer Sadiku, ai ishte një nga të internuarit e rrethit të Përmetit që dënoheshin për shkak se kishin të afërm të arratisur. Filip Karajani kishte fisin të larguar në Greqi.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 169
