| Feti Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Feti Mema |
| Atësia: | Haxhi |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1916 |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
I pushkatuar në Delvinë në 1946 me pranga në duar, e pranishme në ekzekutim ka qenë dhe e motra Selvie Mema e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe. Familja e tij e cila përbëhej nga e ëma Viko Mema, vëllai Hetem Mema, motrat Selvie e Vasho Mema u internua nga fshati i tyre i origjinës Progonati i Tepelenës në fshatin Erind të krahinës Lunxhëri Gjirokastër. Në vitin 1993, u bë rivarrimi i eshtrave të të ndjerit Feti Mema në varrezat e qytetit Gjirokastër, pasi u gjetën eshtrat nga memoria e vendit ku ishte ekzekutuar në sajë të motres së vet me çka mbante mend.
