Në vitin 1944, kur ishte fëmijë, iu dogjën shtëpinë dhe iu sekuestruan të gjitha pasuritë. Jetuan në shtëpitë e miqve të tyre dhe në vitin 1945 i pushkatuan babain, Avdyl Myrteza. Familja u internua në Valias të Tiranës. Feriti qëndroi në Valias deri në 1951 dhe filloi punë në kinostudion “Shqipëria e re”. Në vitin 1952 u arrestua dhe u dënua me 12 vjet burg duke qenë se ishte kundër sistemit komunist. Pas përfundimit të dënimit u internua në Dumre të Elbasanit, së bashku me familjen që formoi, për 18 vjet. Më pas Feriti u internua në Mamurras deri në vitin 1990. Dënimi me burg e internime i mori 42 vite të jetës dhe në 1991, me vendosjen e demokracisë, u vendos në Tiranë me bashkëshorten dhe 5 fëmijët e tij. Feriti u nda nga jeta në 2014, në moshën 83 vjeçare.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.