Feriti u arrestua më 20.3.1949, kur ishte 21 vjeç. Ai u përfshi në një proces tjetër ku ishin të pandehur edhe: Demir Masar Kapo, Shaziman Myslim Arifi, Nebi Hasan Besholli, Haki Arif Yzollari, Sejat Izet Ibi, të gjithë moshave 20-21 vjeç. Të gjithë u akuzuan në bazë të neneve 2, 3 (7, 10), e 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, për aktivitet kundërshtar dhe tendencë arratisje në Jugosllavi. Gjykata Ushtarake Korçë, e drejtuar nga kapiten I Loni Dimoshi, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten I Faik Minarolli, me vendimin nr.28, datë 18.3.1950, e deklaroi fajtor Feritin dhe e dënoi me 9 vjet privim lirie e punë të detyruar. Të tjerët morën dënime nga 5-15 vjet privim lirie. U la në fuqi me vendimin nr.250, datë 23.10.1950 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

Bashkë me Ylvi Prodanin dhe Musledin Glinën, u arratisën nga kampi i Nizhavecit ku po kryenin dënimin me punë të detyruar.

Sipas komunikatës nr.205, datë 14.7.1951 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arratisja ndodhi më 10.7.1951.

Burimi: https://kujto.al/1951-arratisja-e-tre-te-rinjve-nga-kampi-i-nizhavecit-dhe-dalja-ne-boten-e-lire/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.