| Fehime Pipa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fehime Pipa |
| Atësia: | Mustafa |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Profesioni: | Mësuese, shkrimtare |
| Datë Vdekja: | 9/6/2015 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Motra e Myzafer dhe Arshi Pipës. E dëbuar me familjen pas vrasjes së Myzafer Pipës dhe burgosjes së Arshiut, në Durrës ku ndryshuan disa herë vendbanim në rrethinat e qytetit, në banesa që ishin baraka apo stalla. U arratis nga Shqipëria në Jugosllavi në vitin 1957 së bashku me Arshiun dhe jetoi për disa vite në SHBA, ku iu bashkua dhe i biri. U diplomua për frëngjisht dhe ushtroi profesionin e mësueses. Botoi disa tregime në organet e diasporës dhe SHBA-ve.
Vitet e fundit të jetës i kaloi në Shqipëri.
