Lindi në vitin 1928, në Karavasta. U ndalua më 26 maj 1947, dhe me vendim nr. 472, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike për 2 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016),243
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.