| Fati Kumanati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fati Kumanati |
| Vendlindja: | Kalla, Fier |
| Datëlindja: | 1945 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Jugosllavi" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 53 |
| Data e Vendimit: | 5/3/1968 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotim duke qenë pjesëtar në një organizatë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 29 |
| Data e Vendimit: | 30/6/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Mirditës |
Lindi më 1945, në Kalla, Fier. Më 5 mars 1968, me vendim nr. 53, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Jugosllavi» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 30 qershor 1973, me vendim nr. 29, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotim duke qenë pjesëtar në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 379
