| Fatbardha Saraçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatbardha Saraçi |
| Atësia: | Haki |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 8/11/1939 |
| Profesioni: | mësuese, shkrimtare |
Fatbardha u lind në vitin 1939. Fatbardha është mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekti i Tiranës. Ishte fëmija i tretë i familjes. Kur ishte 5 vjeç, i arrestojnë dhe i dënojnë të atin, Haki Mulleti, me grupin e Tiranës dhe i sekuestrojnë pasurinë. I dëbojnë familjarisht në Kavajë.
Përfundon, pa shkëputje nga puna, Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, dega biologji-gjeografi-kimi në vitin 1963, ndërsa më 1970-ën mbaron Universitetin e Tiranës po pa shkëputje nga puna në degën Kimi-Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Pushohet nga puna në vitin 1975 dhe punon në kombinatin e drurit, Shkodër.
Martohet me djalin e një familjeje të përndjekur shkodrane, Kolindo Saraçin.
Autore e disa vëllimeve që dëshmojnë vuajtjet e viktimave dhe krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.
