Lindi më 5 qershor 1931, në Margëlliç të Fierit. Me vendim nr. 524, datë 27 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 10 vjet burg. U arrestua sërish më 1966, dhe me vendim nr. 31, datë 5 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe konfiskimin e pasurisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 208
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.