| Fadil Dizdari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fadil Dizdari |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1919 |
| Datë Vdekja: | 26/02/1951 |
| Vënd Vdekja: | Arbanë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Ngjarja i përfshirë: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/02/1951 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 26/02/1951 |
| Vendi Ekzekutimit: | Arbanë |
Viktimë e ngjarjes së “Bombës sovjetike”. Arrestohet një javë përpara pushkatimit, më 20 shkurt 1951, si "i dyshuar për hedhjen e Bombës në Ambasadën e Sovjetike, në Tiranë". Pushkatimi u krye në grup në fshatin Mënik. Varrimi u bë në një gropë të përbashkët, zbuluar në vitin 1993.
Burimi: Bedri Blloshmi: Revolta e Qaf-Barit, Geer, 2012, f.130; AISKK, F. V. D. Fl. 5/1. Fl. 507-508
